Raul: Deshiroj ta mbyll si Zidane

03/01/2009 17:15

Ka kaluar rekordin e Alfredo Di Stefano-s duke shenuar 307 gola por kjo nuk e ka bere te mendoje per t’u terhequr. Sulmuesi i Real Madrid, Raul Gonzalez Blanco ka shume deshire te vazhdoje te luftoje per te sjelle trofe te tjere ne “Shtepine e Bardhe”.

“Dua te luaj akoma edhe per 2 ose 3 vjet ne nivele te larta. Deshiroj te jem protagonist si Zidane por kjo eshte nje gje shume e nderlikuar. Nuk eshte e lehte ta mbyllesh karrieren ne formen maksimale. Gjate gjithe ketyre viteve kam ndryshuar shume. Pasi mberrita tek Real isha vetem nje djalosh qe la shkollen dhe papritur e pashe veten duke luajtur ne krah te idhujve te mi si, Butragueno, Michel e Sanchis”, shprehet sulmuesi ne nje interviste dhene per gazeten “AS”.

Ne vijim ai i dedikon nje mendim edhe trajnerit Fabio Capello, duke pohuar se ai eshte tekniku qe e ka ndihmuar me shume ne aspektin profesional.

Top Channel