Milan hap thesin, 15 milione euro per Beckham

03/01/2009 19:20

Milan po hedh hapa konkrete ne perpjekjet per te blere nga Los Angeles Galaxy mesfushorin anglez David Beckham.

Kuqezinjte nuk kerkojne te humbasin nje lojtar te vyer si David, duke hapur thesin per te mos e lejuar te largohet ne muajin mars. Sipas tabloidit “The Sun”, drejtuesit e shoqerise italiane i kane bere nje oferte prej 15 milione eurosh skuadres amerikane. Gjithashtu, lojtarit i jane premtuar rreth 5 milione euro ne sezon.

Gjate 5 ndeshjeve te para ne Serie A, Beckham ka shenuar dy gola dhe dhe ka dhene disa asiste per shoket e skuadres, duke treguar se karriera e tij nuk ka perenduar ende. Afati i fundit per t’u bashkuar me kalifornianet e Galaxy eshte data 9 mars.

Top Channel