
Dy nga klubet me historine me te madhe ne futbollin europian si Juventus e Bayern Munchen do te perballen sot per t’u kualifikuar per ne raundin tjeter te Champions League.
Bileta e fundit per ta kalon nga ndeshja e sotme ne Torino, pasi e kualifikuara e grupit A ku ndodhen keto dy skuadra eshte Bordeaux. Juventus vjen me nje moral te larte ne kete ndeshje pasi ka mundur kete fundjave kryesuesit e Serie A, Interin, me rezultatin 2-1.
Megjithate per fatin e tyre te keq, ne kete perballje te madhe me Beyern, nuk do te kene ne dispozicion Chiellini-n, i cili u demtua ne ndeshjen e fundit, gjithashtu ne dyshim per bardhezinjte eshte edhe portieri Buffon, i cili qe nga fillimi i sezonit ka pasur nje problem me gjurin. Perpara kesaj ndeshjeje trajneri Ferrara ka deklaruar me siguri se qe nga minuta e pare do te jete David Trezeguet. Jo pak probleme ka edhe Bayern Mynchen me te demtuarit, Ribery, Toni, Altintop, Klose, Robben dhe Van Buyten.
Trajneri holandez Luis Van Gaal ka deklaruar se Robben eshte ne gjendje te mire fizike edhe pse per pranine e tij ne formacion do te vendose vetem ne momentin e fundit. Megjithate, me Robben ose jo, Bayern-it i ben pune vetem fitorja per t’u kualifikuar, ndersa Juventusi do te kete mundesi te siguroje 16-eshen edhe me nje barazim.
Bardhezinjte nuk kane humbur qe prej 16 ndeshjeve ne fushen e tyre ne Champions League, nderkohe Bayern ne 12 ndeshjet e fundit ne kete eveniment ka 6 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje ne transferte. Dy ndeshjet e fundit qe ka zhvilluar ne Torino, Bayern i ka humbur, statistika qe pak favorizojne bavarezet, megjithate gjithcka do te jete e hapur dhe spektakolare duke filluar nga ora 20.45 ne SuperSport dhe SuperSport HD.
Top Channel