Ka perfunduar takimi mes krereve te Kosoves dhe shefit te EULEX-it, Yves de Kermabon. Prishtina zyrtare ka perseritur edhe njehere qendrimin se vetem institucionet e Kosoves kane kompetencen per te nenshkruar marreveshje dy paleshe me shtetet e tjera.

Takimi ishte thirrur nga vete Kermabon i cili kishte si qellim shpjegimin, sipas tij, te mosmarreveshjeve qe kishin lindur pas lajmit se EULEX-i do te nenshkruante nje protokoll bashkepunimi me Serbine.

“Kemi qendrime te ndryshme per karakterin e dokumentit te protokollit. Qendrimi yne eshte i qarte, do te jemi dhe do te vazhdojme bashkepunimin shume te thelle ne te gjitha proceset, por gjithmone duke qene te zotuar ne zbatimin e asaj qe Kosova ka arritur si shtet sovran dhe i pavarur dhe duke zbatuar Kushtetuten dhe ligjet e saj, natyrisht me nje mbeshtetje nderkombetare”, eshte shprehur presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, ne perfundim te takimit.

Ndersa sipas Thacit, “ne asnje rrethane Beogradit nuk do t’i jepet hapesire e as autoritet ne territorin e Republikes se Kosoves permes asnje mekanizmi qofte vendor apo nderkombetar”.

“Vendimet per Prishtinen i marrin institucionet e Republikes se Kosoves dhe ketu duhet bere dallimi, ideja qe ka dale nga EULEX-i per raportin e ri me Beogradin dhe bashkepunimin qe kemi ketu ne Prishtine”, shtoi kryeministri kosovar.

Nderkohe Kermabon nuk ka bere te qarte nese do ta nenshkruaje protokollin pas ketij qendrimi te Kosoves.

Top Channel