
Kroatet Ilija Lonçareviç dhe Zllatko Kranjçar jane dy kandidatet e mundshem per stolin e Tiranes. eshte kjo e reja me e fundit qe vjen nga kampionet e Shqiperise, te cilet jane ne kerkim te nje tekniku qe mund te garantoje ecurine ne Champions dhe ne kampionat.
Emrat e ketyre dy kandidateve ne garen per stolin e Tiranes jane konfirmuar nga drejtori teknik i bardhebluve Alban Tafaj. “Ilija Lonçareviç eshte nje kandidature e fuqishme, ndersa ne gare eshte edhe Kranjçar”, tha dje pas stervitjes Tafaji.
Te dy personat ne fjale jane te njohur per opinionin sportiv shqiptar, pasi emrat e tyre kane qarkulluar per shume kohe si kandidate per te marre drejtimin e Kombetares se Shqiperise, pas largimit te Ari Han. Por ne fund u perzgjodh Josip Kuzhe.
Ilija Lonçareviç ka drejtuar shume skuadra kroate te njohura si Dinamo e Zagrebit, Osijeku, Rijeka etj. Karrieren si teknik e ka nisur me 1987-en me Inker Zapresiç, me te cilen fitoi edhe Kupen e Kroacise (1992). Suksesin me te madh e ka me Dinamon e Zagrebit, ku fitoi titullin ne vitin 1999.
Ai ka drejtuar edhe skuadrat Nk Zagreb, Marsonia, Osijek, Rijeka dhe Sllaven Belupo. Gjithashtu ai ka edhe eksperience ne drejtimin e kombetareve, pasi ka trajnuar dy here me pare Libine: ne 2003-2004 dhe ne 2005-2006. Ndersa qe nga ajo kohe ai ka drejtuar Osijekun. Lonçareviç nuk eshte nje kandidat i panjohur per kryedonatorin e Tiranes, Refik Halili, pasi endrra e tij, para se te merrte Slishkoviçin ne fillim te sezonit te sapombyllur, kishte qene Ilija.
“Une doja te sillja nje tjeter, me mustaqe, me te mire se te tjeret, por te cilit nuk ia mbaj mend emrin, eshte shprehur Halili me 18 korrik te 2008-es, duke folur per zgjedhjen e Slishkoviçit. Ai ka punuar si trajner i Libise. Tani punon me Osijekun dhe me tha se “presidentin tim e kerkojne ne Hage, ndaj une nuk dua ta tradhtoj ne momentin me te keq”. Ky burre me mustaqe quhet Ilija Lonçareviç, 64-vjeçar, “timonier” i jo me pak se 9 klubeve ne Kroaci, kampion i vendit me 1999-en dhe fitues i Kupes me 1992-shin, me modestet e Interit te Zapreshiqit, perveçse dy here trajner i Libise.
“Une nuk do te te le ne balte”, mesohet t’i kete thene Lonçareviçi Halilit ne ate kohe dhe i ka sugjeruar Slishkoviçin. Nderkohe, per sa i perket situates aktuale, qarkullojne zera se sot Lonçareviç do te vije ne Tirane, ku mund te firmose kontraten, pasi konsiderohet si kandidati me i favorizuar.
Kandidat tjeter eshte edhe bashkekombesi i tij, Zlatko Kranjçar, i cili ka drejtuar Kombetaren e vendit te tij ne periudhen 2004-2006, duke e çuar Kroacine ne finalet e Kupes se Botes 2006.
Interesant eshte nje fakt, se Kranjçar e mori drejtimin e Kroacise pas Oto Bariçit, ish-teknikut te Kombetares shqiptare. Ai ka edhe nje eksperience te madhe ne drejtimin me skuadra si Kroatia Zagreb, Rijeka, apo edhe Kombetaren kroate. Por te dy keto kandidatura jane hedhur poshte nga kryedonatori Halili dje ne mbremje nepermjet telefonit: “Genjeshtra, une nuk kam folur me asnje prej tyre, pasi tani kam te tjera gjera me te rendesishme per te bere”. Megjithate, dita e sotme do te hedhe me shume drite rreth kesaj çeshtjeje.
Top Channel