Flamurtari dhe FK Hysi, finale per Superkupen mbarekombetare

19/06/2008 08:55

Ne javen e pare te korrikut do te marre jete ideja per te zhvilluar nje aktivitet mbarekombetar ndermjet skuadrave shqiptare dhe atyre kosovare.

Ekipet e para qe do te kene fatin te shkruajne kete faqe te re ne historine e sportit shqiptar jane Flamurtari dhe KF Hysi. Klubet, te cilat jane fituese te Kupes ne shtetet respektive, do te ndeshen ne dy sfida finale per Superkupen mbarekombetare.

Lajmi eshte bere i ditur nga Federata Kosovare e Futbollit, e cila saktesoi se ndeshja e pare do te zhvillohet ne Vlore, me 5 korrik, ndersa data e takimit te kthimit ende nuk eshte percaktuar.

“Ne bashkepunim me FFK-ne, sot (dje) eshte arritur marreveshja ndermjet fituesit te Kupes se Kosoves, KF Hysi dhe fituesit te Kupes se Shqiperise, Flamurtarit, qe me 5 korrik te zhvillohet ndeshja e pare e Superkupes mbarekombetare ne Vlore”, theksoi zedhenesi i Federates Kosovare, Fazli Berisha.

“Per ndeshjen e dyte, qe do te zhvillohet ne Kosove, dy klubet do te percaktojne daten ne nje kohe te mevonshme”. Aktiviteti do te sjelle perballjen e dyte te skuadrave shqiptare me ato kosovare ne vitin 2009. Ne fakt, me 17 shkurt, kampionia e atehershme e Superiores, Dinamo, zhvilloi nje miqesore me kampionen e Kosoves, K.F. Prishtina, me rastin e 1-vjetorit te pavaresise. Skuadrat u ndane ne “paqe”, pasi 90-minuteshi perfundoi ne barazim 1-1.

Ndeshjet per trofeun e Superkupes mbarekombetare do te sherbejne edhe si nje test i mire per Flamurtarin perpara aktivizimit ne Europa League.

Kuqezinjte kthehen pas plote 13 viteve mungese ne kupat e Europes, ku pas struktures se re te percaktuar nga UEFA do te luajne ne turin e dyte eliminator.

Ndeshjet e para zhvillohen me 16 korrik, ndersa takimet e kthimit jane parashikuar te luhen nje jave me pas, pra me 23 korrik 2009. Skuadra e drejtuar nga Eqerem Memushi synon te paraqitet sa me mire ne kete aktivitet, por eshte e vetedijshme se rrezikon qe shorti ta perballe me kundershtar mjaft te forte.

Disa prej ekipeve elitare ne shortin e turit te dyte jane rumunet e Steauas se Bukureshtit, zviceranet e Bazelit, turqit e Gallatasarait, danezet e Alborg e Brondbi, ukrainasit e Metalurg Donjeck, austriaket e Rapidit te Vjenes e Shturmit te Gracit, holandezet e NAC Bredas dhe belget e Gent.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta