
Pep Guardiola mendon te ndertoje nje Barcelone te re pa emra te medhenj por me lojtare te talentuar qe duhet te rriten profesionalisht ne gjirin e skuadres katalanase.
Pervec shenjestrimit te Villa-s, Benzema e Fernando Torres, Laporta mendon edhe per te riun e Athletic Bilbao, Fernando Llorente, i cili shihet si zevendesues i Samuel Eto’o. Gjate ketij sezoni, sulmuesi 24 vjecar bask ka shenuar gola shume te rendesishem, duke e mbajtur skuadren e tij ne mesin e arte te klasifikimit.
Ai ka veshur edhe fanelen e kombetares se Spanjes gjate miqesores se 14 nentorit kunder Kilit. Llorente ka nje kontrate qe e lidh me Athletic Bilbao deri ne 30 qershor te vitit 2011 dhe klauzola e tij eshte 30 milione euro, por nese rritja e tij vazhdon te jete e shpejte, atehere vlera e kartonit mund te ngrihet deri ne 50 milione euro.
Top Channel