Tirana nuk ben hapa false ne ndeshjen e fundit te javes se 19-te te Superliges.
Takimi mes bardhebluve dhe Shkumbinit i zhvilluar ne Tirane ka perfunduar me rezultatin e paster 2-0 per vendasit qe forcojne pozitat ne vendin e dyte te klasifikimit, duke e konfirmuar veten si skuadra e vetme qe mund te rivalizoje Vllaznine.
Pjesa e pare e takimit u mbyll me rezultatin 1-0 pas nje goli te mbrojtesit te kombetares Andi Lila ne minuten e 27-te. Gjate 45 minutave te dyta bardheblute u perpoqen te sigurojne fitoren dhe kete e arriten ne minuten e 72-te me ane te Ansi Agollit.
Pas ketij rezultati, Tirana e Agustin Koles e ngushton diferencen ne 1 pike me kuqeblute, ndersa ne vendin e trete renditen Dinamo dhe Besa me nga 8 pike me pak se Vllaznia kryesuese.
Top Channel