Gjarpri me i madh ne bote? U zhduk para 60 mln vjetesh

05/02/2008 19:50

Nje ton dhe me gjatesi rreth 13 metra. Keto jane permasat gjigande te gjarprit me te madh ne bote, qe sipas shkencetareve ka jetuar rreth 60 milione vjet me pare.

Keto permasa jane te krahasueshme me nje “Tyrannosaurus Rex”, ndersa zvarraniku ka jetuar ne kontinentin e Amerikes se Jugut. Kerkuesit e “Smithsonian Tropical Research Institute” ne Panama dhe ata te Muzeut te Floridas kane zbuluar fosilet e zvarranikut qe eshte quajtur “Titanoboa”. Pesha e sakte e zvarranikut gjigand ka qene 1140 kg dhe trupi i tij kishte gjeresi rreth 1 meter.

Sipas revistes “Nature”, shkencetaret e udhehequr nga paleontologu Jason Head, kane zbuluar se Anakonda e diteve tona do te dukej shume e vogel para gjarprit te zhdukur miliona vjet me pare. Titanboa ka jetuar 58-60 milion vjet me pare, ne momentin qe kjo specie po luftonte ende per te mbijetuar nga katastrofa qe zhduku dinozauret dhe shume specie te tjera. Ky mund te kete qene zvarraniku me i madh i te gjitha koherave ne Toke.

Permasat japin te dhena te sakta per kushtet e ambientit ne ate kohe. Temperatura varionte nga 30-34 grade, disa here me e larte se temperatura aktuale ne ate zone. Ky gjarper jetonte ne nje zone shume te pyllezuar tropikale, te banuar edhe nga breshka, krokodile e peshq. Nuk ishte helmues dhe kishte nje stil jetese shume te ngjashem me ate te anakondave te sotme. 

Top Channel