Beckham, Milan nis operacionin ne Los Angeles

05/02/2008 20:55

Milan ka nisur operacionin per te mbajtur mesfushorin David Beckham te huazuar nga Los Angeles Galaxy deri ne 9 mars.

Pas pak ditesh eshte parashikuar nje takim mes perfaqesuesve te klubit amerikan dhe avokateve te lojtarit per te sqaruar perfundimisht te ardhmen e lojtarit anglez. Vete lojtari ka kerkuar qe te qendroje ne Milano pas ndeshjes miqesore te luajtur ne Skoci kunder Glasgow Rangers.

Sipas avokateve, David eshte i gatshem te heqe dore nga rroga 10 milione dollare dhe bonuset e sponsorave te parashikuara ne kontraten 5 vjecare. Beckham preferon fanelen kuqezi qofte edhe me kushtin per te sakrifikuar nje pjese te mire te te ardhurave. Kjo ka bere qe ne Milanello te rritet shpresa per nje qendrim te mundshem te Beckham deri ne fund te sezonit.

Top Channel