Drejtuesit e organizates “Save the Children” kane vizituar ambientet e qendres se femijeve te ngujuar ne Polican.
Ata kane shprehur interesin per te ndihmuar femijet e strehuar ne kete qender. Ne ndihme te ketyre femijeve kjo shoqate ka premtuar sensiblizimin e donatoreve te ndryshem me qellim ofrimin e ndihmes sociale per keta femije.
Vete perfaqesuesja e kesaj shoqate per Shqiperine, Vesiemog Naerland ka zhvilluar ne nje takim me drejtuesit vendoret ne Poliçan ku ka kerkuar te njihet me aktivitetin e qendres dhe funksionimin e saj. Me pas perfaqesuesja e kesaj shoqate per Shqiperine ka pare nga afer ambjentet e qendres.
Ajo ka pohuar qarte se eshte njohur nepermjet medias ne lidhje me aktivitetin e qendres dhe ka shprehur interesimin per t’u njohur me shume rreth saj. Eshte premtuar se ndihma ndaj femijeve nuk duhet te jete vetem ne planin ekonomik, por dhe ate social, pasi femijet e qendres kane nevoje per trajtim social.
Ajo premtoi gjithashtu investime per qendren ne planin social duke ofruar trajnime per punonjesit e saj.
Top Channel