Autobusi del jashte rruge, nuk ka te lenduar
04/02/2008 09:50
Nje autobus me targa te Kosoves eshte aksidentuar ne oret e para te mengjesit te sotem ne autostraden Tirane-Durres.
Per fat nuk ka patur viktima apo te lenduar.
Per nje moment drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin duke shembur murin ndares duke kaluar ne korsine tjeter, ku ka pefunduar ne nje kanal buze autostrades. Policia ka shkuar ne vendngjarje dhe po punon per te zbardhur shkaqet e aksidentit.
Top Channel