Shoqeria spanjolle ka bere me dije se nuk eshte ne gjendje te afroje lojtare te tjere per shkak te krizes ekonomike qe ka mberthyer klubin, madje shume jo-titullare pritet te pergatisin valixhet.
Kohe jo te mira duken ne horizont per skuadren e Valencias. Shoqeria spanjolle ka bere me dije se nuk eshte ne gjendje te afroje lojtare te tjere per shkak te krizes ekonomike qe ka mberthyer klubin, madje shume jo-titullare pritet te pergatisin valixhet.
Sipas presidentit Vicente, kjo gje nuk duhet te trembe titullaret por lojtaret e stolit. Brenda pak muajsh, shoqeria duhet te derdhe 38 milione euro borxhe, shume te cilen nuk e disponon. Kjo e ben situaten alarmante, pasi Valencia eshte nje prej klubeve qe ka ne formacion lojtare te shumte te talentuar.
Nese shoqeria galiciane falimenton, atehere dyshja Villa-Silva do te jete e para qe do largohet nga “Mestalla”. Dy kampionet e Evropes kerkohen me ngulm nga klubet me te medha te Evropes, vecanerisht Real Madrid por edhe Manchester City.
Top Channel