
Vetem 24 ore pas shkarkimit te Mirel Joses, drejtuesit e klubit te Elbasanit kane gjetur menjehere trajnerin e ri.
Ai do te jete Faruk Sejdini, tek i cili ambjenti elbasanas shpreson per nje rikthim ne elite. Mbremjen e se enjtes, humbja 1-0 me Lushnjen detyroi drejtuesit e Elbasanit te shkarkojne trajnerin Mirel Josa qe ishte shume larg objektivave te fillimit te sezonit, pasi skuadra zbriti ne vendin e nente.
Ky pozicion rrezikon ekipin e Elbasanit qe eshte shume prane zbritjes ne zonen e ftohte me Partizanin, Lushnjen dhe Bylisin. Faruk Sejdini eshte nje trajner me emer ne futbollin shqiptar, ku nen drejtimin e tij Dinamo eshte shpallur kampione e Shqiperise, ndersa sezonin e kaluar Bylis u ngjit ne Superlige.
Top Channel