Ceshtja Beckham ka kapur ne befasi drejtuesit e UEFA-s, te cilet po kerkojne mbeshtetje ligjore per te thene fjalen e tyre ne gjithe kete zhurme.
Presidenti Michel Platini nuk ka preferuar te thote me shume se disa rreshta, pa dale ne asnje perfundim. “Problemi im nuk eshte Beckham por Milani qe blen nje lojtar per vetem 3 muaj. Nese eshte keshtu, atehere pse te mos blejne nje lojtar vetem per nje ndeshje, apo ndoshta 5 per te luajtur nje finale? Duhet ta analizojme me kujdes kete situate”, thekson shefi i institucionit me te larte te futbollit boteror.
Nderkohe, nga kampi kuqezi vjen nje deklarate e rendesishme nga vete futbollisti. “E kam thene qarte mendimin tim. Dua te qendroj tek Milan pasi gjeta veten time si futbollist. As une nuk mendoja se situata do ishte kaq pozitive. Ne keto momente Milani eshte me i rendesishem se parate. Dua te mendoj vetem per futbollin dhe karrieren time. Nuk kam diskutuar ende me Galaxy por dikush po e ben kete per mua. Kam shume shpresa se mes paleve mund te arrihet nje marreveshje”, nenvizon Spice Boy.
Top Channel