Angli, televizioni kerkon falje per nderprerjen e ndeshjes

06/02/2007 15:20

Pronari i televizionit anglez, ITV ka kerkuar falje per nje episod te ndodhur gjate ndeshjes se FA Cup mes Everton dhe Liverpool.

Kanali ne fjale nderpreu transmetimet ne nje moment shume delikat te ndeshjes. Behet fjale per minuten e 118-te te takimit kur u shenua dhe goli nga Gosling i Everton qe u dhuroi fitoren vendasve.

“Dua t’u kerkoj falje te gjitheve qe ndiqnin ndeshjen per kete gabim teknik. Une vete si nje i apasionuar per futbollin ngela shume keq. Ne kemi nje eksperience te madhe persa i perket kontrollit te ndeshjeve ne kohet shtese”, theksoi Michael Grade ne nje komunikate zyrtare.

Ne fund te deklarates, Grade ka premtuar se kanali do hetoje per te zbardhur shkaqet qe cuan ne kete defekt. Nderkohe, sipas gazetes “Times”, ITV kembengul se behet fjale per nje gabim teknik dhe jo pergjegjesi te stafit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA