Ministria: Kartat? Zyrat hapur deri ne 19:00

28/06/2006 08:20

Ministria e Brendshme beri me dije se qendrat e shperndarjes se kartave te identitetit do te jene te hapura nga ora 09:00 deri ne 19:00. Ashtu siç paralajmeroi disa dite me pare, Ministria e Brendshme theksoi se zyrat e terheqjes se kartave do te qendrojne te hapura deri ne momentin kur do te mbyllen qendrat e votimit.

Personat qe ende nuk kane terhequr karten e identitetit dhe nuk disponojne nje pasaporte, kane te drejte sot per te shkuar ne qendrat e shperndarjes te terheqin karten dhe me pas te votojne.

Nepermjet nje komunikate zyrtare, Ministria e Brendshme sqaroi se afati per terheqjen e kartave te identitetit eshte caktuar deri ne oren 19:00 te dites se diel.

Jane gjithsej mbi 1.4 milione shqiptare qe kane aplikuar per te marre karten e identitetit dhe kane ngelur prej tyre vetem 160 mije persona, te cilet nuk kane terhequr ende kartat. Perpos tyre jane edhe mbi 250 mije persona te cilet nuk kane as pasaporte dhe as karte identiteti, duke u perjashtuar ne menyre kategorike nga votimi diten e sotme. Por ajo qe ngelet per t’u pare eshte fakti se nese do te kete apo jo sot ne qendrat e votimit persona te cilet do te paraqiten per te votuar pa pasaporte dhe pa karten e identitetit.

Pak ore para hapjes se qendrave zgjedhore, ministria njoftoi se kerkon qe te gjithe qytetaret te cilet nuk i kane marre kartat, te shkojne dhe te pajisen me to, per te pasur mundesi qe deri ne minutat e afatit te fundit te shkojne per te votuar. Ne kete deklarate, ministria u kerkon gjithashtu te gjithe qytetareve te marrin pjese ne votime.

“Per t’u ardhur ne ndihme qytetareve qe kane aplikuar dhe nuk e kane terhequr ende leternjoftimin, gjithashtu dhe per t’ua mundesuar te drejten e votes deri ne minuten e fundit, zyrat e shperndarjes se leternjoftimeve elektronike do te funksionojne edhe te dielen gjate gjithe dites, nga ora 09:00 e mengjesit deri ne oren 19:00 te mbremjes. Ministria e Brendshme u ben thirrje qytetareve te shfrytezojne kohen dhe lehtesite e krijuara, te terheqin leternjoftimet per te cilat kane aplikuar dhe te ushtrojne te drejten e ligjshme per te votuar”, tha zedhenesi i Ministrise se Brendshme, Fatmir Konja.

Vlen te theksohet se karta e identitetit ose pasaporta jane dy dokumentet e vetme te vlefshme ne votime.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA