Shtëpia e Chaplin në Zvicër shndërrohet në muze

Charlie Chaplin kaloi 25 vitet e fundit të jetës së tij në Zvicër dhe autoritetet vendase vendosën që shtëpinë ku komiku i madh jetoi për dy dekada e gjysmë ta shndërrojë në muze në shenjë ndërimi për figurën e tij.

Ky vendim u mor në 100-vjetorin e nënshkrimit të kontratës së parë të komedianit legjendar. Ndërtesa ndodhet pranë qytetit Vevey dhe puna për transformimin e saj ka nisur.

Për momentin disa dyqane suvenirësh janë të vetmet shenja që tregojnë se dikur në këtë qytet ka banuar Charlie Chaplin. Megjithatë aktualisht ka nisur puna për ndryshimin e kësaj panorame.

Vizitorët do të mund të udhëtojnë në kohë në një sipërfaqe prej 3 mijë metrash katrorë për të qenë më pranë Chaplinit nëpërmjet bashkimit të botës skenike dhe kinematografike.

Chaplin dhe bashkëshortja e tij e katër, Ona O’Neill blenë shtëpinë të rrethuar nga 14 hetkarë pyje në vitin 1953 Puna për ndërtimin e muzeut pritet të përfundojë në verën e 2015-ës.

Top Channel