Prokurorët e EULEX-it po mbikëqyrin procedurën juridike në rastin e serbëve të arrestuar në Gazimestan më 28 qershor.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, të cilat citojnë burime pranë misionit EULEX në Prishtinë.

Zëdhënësja Irina Gudulevic ka deklaruar se policët që kryen arrestimet kanë dëshmitarë për ngjarjet që ndodhën muajin e kaluar.

Pesë serbëve të arrestuar gjykata u ka caktuar nga një muaj paraburgim. Katër prej tyre ndodhen në Gjilan, ndërsa njëri në Prishtinë.

Të arrestuarit akuzohen se kanë sulmuar agjentët e Policisë së Kosovës dhe se policia ishte e detyruar të mbrohej, shkruajnë më tej mediat serbe.

Top Channel