Mjeti përplas për vdekje kalimtarin

02/06/2014 00:00

Një person i moshës 53-vjeçare ka humbur jetën pasditen e së hënës në qytetin e Korçës, pasi është përplasur për vdekje nga një automjet.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave personi në fjalë është goditur nga vetura teksa kalonte një nga segmentet e unazës së qytetit.

Pas thirrjes së policisë në vendin e ngjarjes është bërë i mundur edhe identifikimi i viktimës, që ka rezultuar të jetë shtetasi Petraq Save.

Burimet shtojnë më tej se uniformat blu kanë shoqëruar trupin e tij në morgun e qytetit, ndërkohë që kanë njoftuar edhe familjarët e viktimës.

Top Channel