Aksidenti i maturantëve, vdes një 17-vjeçare

23/05/2014 00:00

I.R., 17 vjeçe, maturante nga Dibra, humbi jetën sot pasdite nga një aksident automobilistik.

Burime të policisë thanë se automjeti, me të cilin udhëtonte vajza, ka dalë nga rruga në afërsi të Maqellarës, pranë Urës së Topojanit, duke mbërritur deri në afërsi të ujrave të lumit Drin.

I plagosur nga ky asident ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit, 18-vjeçari Arnold Hoxha. Në automjetin e aksidentuar ndodheshin edhe tre maturantë të tjerë.

Disa shoferë të linjës Bulqizë-Peshkopi, që kanë pikasur aksidentin, së bashku me udhëtarë të tjerë janë përpjekur t’u vijnë në ndihmë të rinjve, dy djemve dhe tri vajzave, që ndodheshin në makinë, por I. R. kishte ndërruar jetë nga goditjet, që kishte marrë gjatë rrotullimeve të makinës.

Të aksidentuarit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal të Peshkopisë. Mjekët thanë se drejtuesi i mjetit ka pësuar disa plagë të lehta, ndërsa tre të rinjtë e tjerë nuk pësuan asnjë lëndim.

Top Channel