Shpesh herë e bazuar në improvizim, muzika Jazz i jep hapësirë instrumentistëve që të shprehen lirshëm, të jenë origjinal dhe një tjetër dimension argëtimit në Prishtinë.

Në Kosovë janë disa grupe muzikore e solistë, të cilët kujdesen që muzika Jazz jo vetëm të ruhet, por edhe të krijohet.

“Ka patur rezultate të mira edhe në prodhim, vetëm në 2012 dhe 2013 janë botuar mbi 4 albume xhaz të artistëve vendorë me krijime origjinale”, thotë Genc Salihu, artist.

Ndikim të madh në zhvillimin e kësaj rryme muzikore në Kosovë kanë kitaristi Armend Xhaferi dhe pianisti Ilir Bajri.

“Ajo që është e mira këto 2-3 vitet e fundit është që ka zhvillime të reja, ka muzikantë të rinj, producentë të rinj, grupe të reja. Shpresoj që tani të kalojmë në një nivel tjetër ku muzika që prezantohet fillimisht këtu tek ne, të prezantohet edhe nëpër vende të tjera”, deklaron Ilir Bajri, Drejtori i “Prishtina Jazz Festival”.
 
Ndër treguesit më të mirë për interesimin e publiku padyshim se janë edhe festivalet. Drejtori i “Prishtina Jazz Festival”, pianisti Ilir Bajri, thotë se secilin edicion të festivalit vërehet dukshëm rritje e interesimit të publikut.

E si promovues janë edhe lokale të ndryshme në Prishtinë, ku ofrohet kjo rrymë muzikore nga profesionistë të vendit.
 
Interesim për këtë kulturë muzikore, po tregojnë edhe gjeneratat e reja, si rasti i kitaristit Taulant Mehmeti, student në një ndër shkollat më të mira të Jazz-it në botë, “New School for Jazz” në New York.
 
Muzika Jazz, ka origjinë në fillimin e shekullit XX nga komuniteti afro-amerikan në New Orleans, e në vendet e Ballkanit filloi në vitet 50-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA