Lampeduza, shkon në 339 numri i viktimave

12/10/2013 03:25

Në pritje për të mësuar me saktësi se sa janë viktimat e shkaktuara nga përmbysja e anijes së dytë në Mesdhe, pranë brigjeve siçiliane të Italisë, rreth 50 aktualisht mes të cilëve edhe fëmijë, në Lampeduza zhytësit kanë rikuperuar edhe 11 trupa të tjerë të emigrantëve që ishin në peshkarexhën e mbytur më 3 tetor.

Bilanci, ende provizor, i atij incidenti shkon kështu në 339 viktima. Të gjithë arkivolet, të grumbulluar në luftanijen Cassiopea, janë duke u pritur për t’u zbarkuar në portin Empedocle të Agrigento-s.

Nuk do të ketë asnjë funeral në Lampeduza. “Funerali shtetëror ishte vetëm një propozim – ka thënë kryebashkiaku i Lampeduzës, Giusi Nicolini. – Është më mirë të mos bëhet. Forcat duhen përqendruar te bllokimi i nisjes së emigrantëve ilegalë, për të bllokuar udhëtimet dhe zbarkimet e tyre. Nuk mund të mendohet për funerale shtetërore për 339 viktima të rikuperuar, në një kohë që edhe në këtë moment shënohen të tjera mbytje, numërohen të tjerë viktima dhe Lampeduza, sërish, është gati të presë të tjerë trupa të pajetë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA