Lazarati, kryeqendra e hashashit

05/08/2013 00:00

Lazarati mbetet kryeqendra e kultivimit të kanabis sativës në Shqipëri i pasuar më tej me parcela që mbillen në zona malore e pa pronarë në Qarqet Shkodër,  Tiranë dhe Vlorë.

Por nga mbjellja në toka me pronarë të identifikueshëm, pala italiane raporton në bazë të një misioni monitorues nga ajri se prodhohen 900 tonë kanabis.

“Zonat e identifikuara si me problematike gjatë këtij viti ka rezultuar të jenë Qarqet Vlorë, Shkodër, Gjirokastër, Tiranë dhe Durrës. Nga analiza e bërë rezulton se kemi të bëjmë kryesisht me sipërfaqe të vogla të kultivuara larg zonave të banimit dhe kryesisht në zona të thella malore. Ndërkohë sa i përket autorëve mund të themi se ashtu si vitet e mëparshme, në shumë raste autorët janë shpërngulur nga vendbanimet e tyre dhe kanë zhvilluar këtë aktivitet kriminal, në zona të tjera, duke shfrytëzuar lidhjet shoqërore e miqësore të tyre. Deri në këto momente janë identifikuar dhe azgjësuar sipërfaqet e kultivuara me bimë narkotike në 108 raste, ku janë azgjësuar rreth 14.772 rrënjë bimë narkotike, si dhe janë proceduar 36 shtetas, 23 janë arrestuar e ndaluar, 3 ndiqen në gjendje të lirë dhe 10 janë shpallur në kërkim”, tha Drektori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

Numri një i policisë shqiptare deklaroi se blutë do të vijojnë  aksionet kundër kultivimit të kanabisit në të gjitha zonat që misioni i fluturimit i ka identifikuar si të tilla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA