Durrës, aksident i rëndë automobilistik

28/07/2013 00:00

Një familje nga Kukësi është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik mëngjesin e së dielës, teksa kthehej nga një dasmë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04.15 në rrethrrotullimin e Shkozetit, në Durrës. I drejtuar nga 28-vjeçari Islam Kovaçi nga Kukësi, automjeti tip Benz 550 me targa të Nju Jorkut ka humbur kontrollin duke goditur rrethrrotullimin dhe është përplasur me murin e një godine aty pranë.

Si rezultat ka humbur jetën nëna e drejtuesit të automjetit, Dallëndyshe Kovaçi, ndërsa ka mbetur i plagosur ai vetë dhe e shoqja. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit.

Atje po mjekohet edhe 28 vjeçari i cili është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e tij, Greta Kovaçi, e plagosur rëndë, është dërguar në Spitalin Ushtarak.

Top Channel