Pas Jugut, Shqip me Rudina Xhungën u zhvendos këtë javë tek turizmi në “veriun e shqiptarëve”; tek Bjeshkët e Namuna në Malësinë e Rugovës, pjesë e Alpeve Shqiptare.

Të ftuar në “Shqip” ishin Veli Lajçi, kryetari i Komunës së Pejës, Fatos Lajçi, ambjentalist, Skënder Thaçi biznesmen dhe Hysen Sogojeva, ekspert turizmi në Prishtinë.

Të ftuarit folën për avantazhet dhe dizavantazhet e turizmit malor. Malësia e Rugovës përbëhet nga 13 fshatra piktoreskë, njëri prej të cilëve është edhe Boga ku u ndal “Shqip”.

U fol për bukuritë natyrore dhe se cfarë duhet të bëhet për të përfituar dhe ruajtur këto bukuri. Biznesmeni Thaçi tha se infrastruktura rrugore dhe energjia elektrike janë dy ndër problemet kryesore që përballen njerëzit e kësaj zone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA