Një familje nga Ulqini që kishte shkuar për të kaluar fundjavën në
Kosovë është grabitur në Rrugën e Kombit nga dy persona me maska dhe të
armatosur me pistoleta.

Kryefamiljari që ndodhej me gruan dhe dy fëmijë në makinë tregon se i janë marrë të gjitha paratë nën kërcënimin e armës dhe është detyruar të kthehet mbrapsht për në Ulqin.

“Ata e kishin bllokuar rrugën me gurë. U ndalëm të shihnim c’dëm pësoi makina për shkak se hipëm mbi gurë. Ata persona qëlluan me armë dhe ne tentuam të largoheshim, por na bllokuan. Erdhën dhe na grabitën,na morën komplet cfarë kemi patur me vete, vetëm na kanë lënë rrobat. Policia nuk ka ardhur në vendin e ngjarjes”, thotë kryefamiljari Enver Astradini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA