Përfiton Shqipëria, TAP projekti fitues

26/06/2013 00:00

Sipas gazetës prestigjioze greke Kathimerini konsorciumi i “Shah Denizit” ka vendosur të përzgjedhe si projektin më të mirë i cili do të çojë gazin natyror nga Azerbajxhani në Europë ,gazsjellësin TAP.

Sipas gazetës prestigjioze greke Kathimerini konsorciumi i “Shah Denizit” ka vendosur të përzgjedhe si projektin më të mirë i cili do të çojë gazin natyror nga Azerbajxhani në Europë ,gazsjellësin TAP.

Numri 2 i SOCAR dhe aksioneri i madh i konsorciumit “Shah Deniz” kanë informuar për këtë zgjedhje kryeministrin grek Antonis Samaras në takimin e tyre në mesditën e së mërkurës.

Lajmin e përforcon edhe gjiganti austriak i energjisë OVM i cili thekson se është hedhur poshtë plani i gazsjellësit NABUKO nga invsetitorët e programeve energjitike në Europë.

Qeveria greke dihet që ka mbështetur projektin e gazsjellësit TAP qysh në fillim ashtu si edhe Shqipëria dhe Italia tre vende nga të cilat do të kalojë ky gazsjellës gjigant.

Sipas Athinës zyrtare Greqia me gazjellësin TAP bëhet një pjesë e rëndësishme në hartën energjitike. Në këtë periudhë krize ndërtimi i tij do të sjellë nga 2000 deri në 10000 vende pune më shumë se 35 miliard euro do të jenë përfitimet makro-ekonomike për të dhe rreth 1.2 miliardë euro do të jenë të ardhurat nga fillimi i menjëhershëm i punimeve, prej të cilave 320 milion do të shkojnë direkt në rritjen e prodhimite të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Sipas ekspertëve të marrëdhënieve ndërkombëtare ky gazsjellës do t’u japë një hov të ri marrëdhënieve me Shqipërinë duke përmirësuar klimën ekzistuese dhe do të sjellë një frymë të re në gjetjen e cështjeve të pazgjidhura mes dy vendeve.

Greqia, Shqipëria dhe Italia mbështetën këtë projekt që në fillimet e tij. TAP është i vetmi projekt që prek territorin e vendit tonë dhe sipas përitshmërisë ndërtimi i tij do të sjellë miliarda lekë investime si dhe mijëra vende të reja pune.

Në garën për transportin e gazit në Europë ishin 3 projekte, TAP, Nabuko dhe South Stream. Dy të fundit shmangnin Shqipërinë, Greqinë dhe Italinë.

Berisha e përshëndet në FB

Pas një heshtje tre ditore erdhi edhe reagimi i pare i kryeministrit Sali Berisha ne faqen e tij ne rjetin social Facebook.

Berisha nuk reagoi per humbjen e zgjedhjeve por përshëndeti përzgjedhjen e projektit të gazsjellësit TAP. “Te dashur miq, projekti i gazesjellesit TAP u perzgjodh. Fitoi Shqiperia, projekti i shekullit per ne!!!” shkruan Berisha, ndërsa në hartën e publikuar, Kosova nuk figuron si shtet më vete.

Top Channel