Një shpërthim i ri tronditi Mitrovicën e Veriut ditën e martë, kur në orët e para të mëngjesit u sulmua banesa e një pjestari të Policisë së Kosovës.

Xhavit Derisheviç, një kosovar me origjinë boshnjake, ishte ai që u vendos në qendër të këtij sulmi

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, konfirmoi se Derisheviç punon në departamentin e hetuesisë në stacionin në veri të qytetit.

Ai tha eksplozivi ishte hedhur në oborrin e shtëpisë së pjestarit të policisë, i cili jeton në afërsi të lagjes së boshnjakëve në veri të qytetit.

Policia ende është duke punuar në përcaktimin e llojit të eksplozivit, i cili besohet të ketë qenë në sasinë e 500 gramëve.

As për këtë rast nuk ka të dyshuar as të arrestuar ndërkaq motivet sipas zyrtarëve policorë, janë për shkak të detyrës si anëtar i Policisë së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA