Vendosi të bëjë dhuratën më të vyer familja e baristit shqiptar Artan
Meta, i cili ndërroi jetë diten e hene në një qytezë të Sardegnës.

Organet e emigrantit shqiptar u dhuruan duke shpëtuar tre jetë njerëzish, diçka që, siç shprehen të afërmit, do ta kishte dashur edhe vetë Artani.

45- vjeçari shqiptar kaloi gati një javë në gjendje kome pasi u godit me një shqelm në fytyrë nga një djali i ri, i nervozuar sepse një makine automatike për shitjen e cigareve nuk i kishte dhënë reston prej 20 cent. E kur baristi shqiptar e kishte qortuar, iu përgjigj me goditjen vdekjeprurëse.

Qyteza e Villasor, ku Artan Meta ishte shumë i njohur dhe me sa duket gëzonte dashurinë e madhe të vendasve, pas tronditjes së madhe u aktivizua për të ndihmuar familjen e tij. Ndërsa në rrjetet sociale kërkohet drejtësi, është organizuar edhe një mbledhje parash për të përballuar shpenzimet e transportimit të trupit dhe të varrimit të Artanit në Shqipëri.

Por përpara se ai të largohet për herë të fundit nga atdheu i tij i dytë, do të organizohet një meshë dhe një kortezh me pishtarë në rrugët e qytezës për të nderuar dhe për të përcjellë këtë mik të të gjithëve.Ndërkohë 18- vjeçari autor i krimit është akuzuar fillimisht për lëndime të rënda ndaj personit, ndërsa tani ai do të përballet me akuzën për vrasje.

Top Channel