Pavarësisht paralajmërimeve të Ministrisë së Ekonomisë, kompania ceke që
zotëron rrjetin e shpërndarjes në Shqipëri ka nisur zyrtarisht
procedurat për shitjen e biznesit në Shqipëri.

Dy ditë më parë, CEZ ka botuar në gazetën prestigjoze “Financial Times”, një ftesë për shprehje interesi nga investitorë të mundshëm që duan të blejnë paketën e saj të aksioneve në Shqipëri. Në njoftim thuhet se ‘CEZ Group” po konsideron shitjen e 76 për qind të aksioneve që zotëron në rrjetin shqiptar të shpërndarjes dhe fton blerësit e interesuar që të shprehin zyrtarisht interes brenda datës 15 janar në orën 12.

Sipas njoftimit investitorët e interesuar duhet të paraqesin informacion të hollësishëm mbi kompanitë përbërëse në rastin se janë një konsorcium, aktivitetet e tjera të biznesit që ata zotërojnë, garancitë financiare për blerjen e mundshme të CEZ-it dhe çdo shqetësim apo paqartësi që mund të kenë në lidhje me procesin. Pas përfundimit të kësaj faze fillestare, CEZ njofton se do të vërë në dijeni kompanitë e interesuara me hapat e mëvonshëm të procesit.Pas konfliktit të gjatë me qeverinë shqiptare CEZ ka paralajmëruar, që më parë se do të shesë aktivitetin e saj në Shqipëri.

Por menjëherë pas kësaj deklarate reagoi Ministria e Eekonomisë që deklaroj se nuk do e lejojë shitjen pasi e cilësoi këtë nismë si të paligjshme për sa kohë kompania nuk ka njoftuar zyrtarisht shtetin dhe është në proces shqyrtimit të licencës nga enti rregullator. Por përtej këtij paralajmërimi grupi cek duket i vendosur për të shitur aksionet në Shqipëri duke hedhur tashmë zyrtarisht dhe hapin e parë të procesit, njoftimin e blerësve potencial për shprehje interesi.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA