AK: Policia malazeze dhunoi të rinjtë shqiptarë

08/12/2012 00:00

Aleanca Kuqezi nëpërmjet një deklarate denoncon atë që ajo e quan skandalin e policisë malazeze.

Sipas AK-së policia malazeze diskriminon bashkëkombasit shqiptarë madje ka ushtruar dhunë ndaj tyre, kur një grup të rinjsh kënduan këngën e “xhamadanit”. AK njofton se këta të rinj janë arrestuar, ndërsa policia malazeze ka shkelur të drejtat e njeriut dhe konventat ndërkombëtare.

“I bëjmë apel shtetit shqiptar të reaojë ndaj kësaj ngjarje”, thuhet në deklaratë, duke akuzuar diplomacinë shqiptare se ka dështuar përfundimisht.

Top Channel