Shkodër, banorët hyjnë në nënstacion

04/11/2012 12:35

Banorët e Komunës Rrethina në Shkodër, të cilët  prej dy javesh janë pa energji elektrike kanë përshkallzuar protestën e tyre kundër ndërprerjes kolektive të dritave.

Të shtunën në mbrëmje, një pjese e tyre kanë hyrë me forcë në nënstacionin kryesor elektrik që ndodhet në periferi të qytetit të Shkodrës.

Forca të shumta policie janë konfliktuar me banorët,  ku për pak minuta është dashur të ndalohej energjia elektrike për gjithë qytetin e Shkodrës, pasi rrezikohej jeta e banorve që kishin mundur të hynin në nënstacion.

Situata është tencionuar kur banorët kanë thyer derën kryesore të nënstacionit, në tentativë për të risjellë vetë me forcë energjin në banesat e tyre.

Në mbështetje të banorve kanë dale si komuna ashtu dhe përfaqësues të majtë dhe të djathtë të zonës.  

Nënkryetari i komunës Rrethina, Gjelosh Prendi, i pranishëm në këtë protestë tha se komuna është në përkrahje të banorve, pasi sipas tij ata kanë plotesisht të drejtë dhe duhet gjetur nje zgjidhje e shpejtë pasi njerëzit janë të irrituar që u ndërpritet energjia në një kohë që e paguajnë rregullisht.

”Ka rreth 10 ditë që energjia është ndërprerë në mënyrë kolektive. Ne si komunë përkrahim protestat dhe do të qëndrojmë këtu përsa kohë qëndrojnë banorët. Ne nuk jemi për mospagimin e dritave, por ndërprerja duhet të jetë individuale”, deklaroi Prendi.

Ndërkohë kryeplaku i fshatit Bardhaj, Lek Vuka shprehet  se faji është i shtetit që nuk ndërhynë.

”Këta banorët janë pa drita, pa ujë, pa bukë për të ngrënë. U nisëm këtu me kryetarin e komunës dhe këshillit. Askush nuk ka faj përveç shtetit”, deklaroi Lek Vula, kryeplaku i fshatit Bardhaj.

Në lidhje me këtë incident policia ka shoqëruar dy përsona, ndërkohë që banorët e Komunës Rrethina janë shprehur se do marrin  fëmijët, gratë dhe pleqte dhe qe te gjithe do te futen me forcë brenda nënstacionit në ditët në vazhdim nëse energjia nuk rikthehet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA