Ilir Meta rikonfirmohet si kreu i LSI-së

21/10/2012 00:00

Ilir Meta është shpallur fitues në garën për kryetar të LSI-së. Anëtarësia e kësaj force politike në masën rreth 79 %  ka votuar pro kryetarit aktual të saj. Ndërsa rivali i tij në këtë garë, Sekretari i Përgjithshëm, Luan Rama ka marrë rreth 21 % , ishin rezultatet të publikuara një ditë pas votimit.

Ilir Meta tha se kjo ishte fitorja e tij më e bukur, pasi në këtë garë ndryshe nga vite më pare kishte rival.

“Është një fitore pas një debati dhe fitorja më e madhe është hapja e një dëbati brenda LSI dhe është e rëndëishme që ky debat të vazhdojë në të ardhmen. Një debat që do të zhvillohet jo vetëm me anëtarët dhe simpatizantët tanë por edhe qyetarët në prag të zgjedhjeve të vitit 2013”, tha Ilir Meta.

Ndërsa falënderimi special i rivalit të Metës në këtë garë, ka shkuar për votuesit e tij brenda anëtarësisë.

“Në mënyrën më speciale të falënderoj të gjithë votuesit që kanë zgjedhur të mbështesin emrin tim në këtë garë, duke i siguruar që përpjekjet që nisëm, frymën e debatit dhe të ballafaqimit të alternativave ne do të vazhdojmë ta ruajmë”, tha Luan Rama.

Në zgjedhjet e zhvilluara një ditë më parë për kreun e LSI, përmes parimit një anëtar një votë, një ditë më parë, morën pjesë rreth 85 % të anëtarësisë ose rreth 31 mijë anëtarë,  tha komisioni zgjedhor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA