Anulohet me SMS mbledhja e Këshillit Bashkiak

07/09/2012 02:30

Anullohet vetëm pak minuta përpara se të niste mbledhja e Këshillit Bashkiak e njoftuar se do të zhvillohej në orën 18:00 të së enjtes.

Burime të besueshme bëjnë me dije se mbledhja e Këshillit Bashkiak u anullua për shkak se mungonin disa nga këshilltarët e LSI, pa të cilët mazhoranca nuk plotësonte votat për miratimin e vendimeve të parashikuara në rendin e ditës.

Një ndër vendimet qe pritej te miratohej në këtë mbledhje ishte vendojsa e taksës së përkoshme dhe të diferencuar për lojrat e fatit si dhe zhvendosja e e tyre në zonën e ish uzinës traktori. Por nuk dihet nëse mungesa e këshilltarëve të LSI që solli anullimin ndodhi për ndonjë fërkim politik brenda mazhorances apo vetëm për arsye personale.

Këshilltarët socialistë janë njoftuar per anullimin vetëm pesë minuta para se të niste mbledhja, dhe menjëherë më pas akuzuan Kreun e Bashkisë, Lulzim Basha se anulloi mbledhjen pasi konstatoi se nuk te arrinte të miratonte vendimet e parashikuara në rendin e ditës.
 
Këshilltarët socialistë ndonëse kërkuan me insistim nuk arritën të mernin një sqarim zyrtar për anullimin e mbledhjes përvec njoftimit me SMS.

Top Channel