Krimi në Shkodër, arrest me burg për 25-vjeçarin

03/09/2012 00:00

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masën e arrestit me burg
për 25-vjeçarin Leonard Nika, i cili akuzohet nga policia si bashkautor
në vrasjen e dyfishtë e ndodhur 5 ditë më parë ku babë e bir, Frederik
dhe Jurgen Marku u ekzekutuan para spitalit të qytetit të Shkodrës.

Në lidhje me kete krim policia arrestoi nje dite pas ngjarjes shtetasin Leonard Nika banues ne lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër dhe ka shpallur në kërkim dhe një tjetër person që dyshohet se është dhe ekzekutori.

Burime konfidenciale pohuan se i arrestuari nuk e ka pranuar akuzen e bashkautorit. Ai eshte shprehur se palet ne konflikt i njeh si bashkefshatare te zones. Policia nderkohe eshte ne kerkim te autorëve te tjere te kesaj ngjarje te rende qe eshte shoqeruar edhe me djegien e hotelit qe ishte ne pronesi te dy viktimave.

E gjithë ngjarja e rëndë,
ku mbetën të vrarë babë e birë dhe u dogj hoteli i tyre, ka pasur një
motiv krjet banal. Sherri ka nisur nga një konflikt i çastit mes
viktimës dhe autorëve në lidhje me pluhrin në rrugë që shkaktonte
automjeti i autorëve në fshatin Theth, pranë hotelit të viktimës.

Autorët e ngjarjes, që janë nga Dukagjini por banues në Shkodër, kanë
qenë atë ditë në Theth për një drekë, por në hyrje të fshatit janë
ndalur nga viktima Frederik Marku, i cili bashkë me të birin u kanë
thënë tre të rinjve që të ulin shpejtësinë e makinës sepse po bënin
pluhur.

Mes paleve ka nisur një debat dhë babë e bir,
Frederik dhe Jurgen Marku kanë goditur me mjete të forta tre personat që
ndodheshin në makinë. Më pas dy palët janë shoqëruar në polici, por
vetëm dy orë pasi kanë dalë nga komisariati, dy familjarët janë qëlluar
për vdekje nga dy persona që lëviznin me motor.

Ndërkohë,
gjatë ditës së djeshme policia e Shkodrës prangosi 25-vjeçarin Leonard
Nika, si bashkautor në vrasjen, por i arrestuari mësohet se nuk ka
pranuar asnjë akuzë, duke u shprehur se nuk ka asnjë lidhje me  vrasjen.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim për ngjarjen edhe
një person tjetër, i cili dyshohet që është dhe personi që ka kryer
ekzekutimin.

Top Channel