Tiranë, tre të vdekur nga aksidentet

25/08/2012 00:00

Tre të vdekur ka qenë bilanci i tre aksidenteve rrugore të ndodhura brenda pak orësh të premten në kryeqytet.

Aksidenti i parë ka ndodhur te Ura e Tabakëve në orët e pasdites ku një makinë përplasi për vdekje një kalimtar, i cili u transportua në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, ku më pas gjeti edhe vdekjen. Policia bëri të ditur se viktima është identifikuar si Novruz Koçi, 73 vjeç.

Vetëm pak minuta më pas, një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi tek zona e ‘Stacionit të Trenit “. Mësohet se autobusi i unazës ka përplasur drejtuesin e një motori, duke shkaktuar edhe plagosjen e rëndë të tij. I plagosuri u dërgua me urgjencë për në Spitalin Ushtarak, por ka ndërruar jetë dy orë pas mbërritjes në spital. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e urbanit si dhe po mbledh dëshmitë e qytetarëve, të cilët udhëtonin në autobus gjatë momentit të aksidentit për zbardhjen e ngjarjes.

Po gjatë paradites së të premtes, në kthesën e Bathores ka ndodhur një tjetër aksident, ku një automjet tip “Volsvagen” me targa angleze ka aksidentuar për vdekje Drane Bekën, 46 vjeç. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA