Tradhëtia e Kristen Stewart ndaj partnerit të saj Robert Pattinson nuk ka qenë diçka e shkurtër apo momentale, pasi tashmë mediat rozë kanë arritur të zbulojnë se marrëdhënia e saj me regjizorin Rupert Sanders vazhdon prej të paktën disa muajsh.
Ishte kunati i Sanders, Leopold Ross, ai që në një deklaratë në një revistë amerikane theksoi se të dy u përfshinë që në fillim të xhirimeve të “Snow White and Hunstasman” dhe që prej atëherë nisën të frekuentoheshin vazhdimisht.
Njëkohësisht, vëllai i modeles Liberty Ross zbuloi se motra e tij kishte bërë sakrifica të shumta për të mbajtur në këmbë lidhjen dhe se ndihej e pakënaqur me martesën e saj prej disa kohësh.
”Lidhje midis tyre ka nisur pak kohë pas fillimit të xhirimeve të filmit, deri qartësisht një javë më parë”, shpjegoi Leopold për revistën “The People”.
Pasi mësoi për tradhëtinë e të shoqit, 33-vjeçarja Liberty vendosi të fshinte adresën e saj në “Twitter”.
Nga ana e saj, Kristen i paraqiti partnerit të saj në jetën reale dhe në “Twilight” një ndjesë publike të ndjerë, por duket se 26-vjeçari është i vendosur të vazhdojë përpara pa të, ndërsa u fotografua duke marrë të gjithë sendet e tij nga shtëpia e përbashkët.
Top Channel