Hollande: Të ndalohet urgjent konflikti në Siri

06/07/2012 00:00

Diskutim mbi situatën në Siri, përpjekja më e fundit e komunitetit
ndërkombëtar për gjetjen e një zgjidhjeje, e cila të çojë drejt fundit
të dhunës në vendin e trazuar prej muajsh tashmë.

Në takimin e organizuar nga miqtë e Sirisë, mungojnë megjithatë dy prej aleatëve më të rëndësishëm te Bashar al Assadit, Kina dhe Rusia. Vetem pak dite me pare, fuqite boterore rane dakort per nje roadmap tranzicioni politik ne Siri.

Nga ana tjeter, te enjten nje prej anetareve te larte te regjimit sirian u largua drejt Turqise. Edhe pse e konfirmoi arratisjen e gjeneralit Manaf Tlas, website-i pro-qeveritar Syriasteps u perpoq ta minimizonte rendesine e ketij dezertimi, duke e cilesuar ” jodomethenes”.Nese vertetohet plotesisht, atehere ky do te shenoje dezertimin e nivelit me te larte nga nje mbeshtetes i Assad-it qe nga fillimi i rebelimit 16 muaj me pare.

Ne sfondin e nje zhvillimi te tille dhe informacioneve tronditese se ne Siri po perdoren femijet si ushtare, takimi i Parisit, ashtu si parardhesit ne Tunizi e Stamboll, do te kerkoje veprime me te ashpra kunder regjimit te Bashar al Assadit. Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e tyre perendimore pritet t`i inkurajojne shtetet e gjirit te bejne me shume per vendosjen e sanksioneve globale ndaj Damaskut.

Ne çelje te takimit, presidenti francez Francois Hollande, e quajti ndalimin e konfliktit “nje nevoje njerezore dhe politike”.

“Situata eshte kaq e rrezikshme sa regjimi atje nuk po gjen strategji tjeter vec dhunes. Keshilli i Sigurimit i OKB-se duhet inkurajuar te marre sa me shpejt masa per nje mbeshtetje me te madhe te planit te Kofi Ananit, si zgjidhja me optimale per daljen nga kriza”, tha Hollande.

Per shefin e misionit te Kombeve te Bashkuara ne kete vend, gjeneral Robert Mood, dhuna ne Siri ka mberritur nje nivel te paprecedent e ne kushte te tilla, dialogu eshte i pamundur.

Te shtunen e kaluar, Kofi Anan mblodhi fuqite boterore ne Gjeneve per nje pakt mbi nje roadmap te tranzicionit politik ne Siri. Kete te marte, grupet e opozites siriane u takuan ne Kajro, dhe tani, ne Paris po behet nje tjeter perpjekje per arritjen e nje marreveshje politike dhe shtimin e mbeshtetjes per kundershtaret e Assad-it. Flitet per nje rezolute te re te mundshme te Keshillit te Sigurimit per te shtuar presionin mbi qeverine siriane, por edhe me perjashtimin e nderhyrjes ushtarake thote BBC, hartimi i saj do te jete i veshtire pa negociata.

Ndersa diplomacia perpiqet te gjeje nje rrugedalje nga kriza, bilanci i viktimave ne terren vazhdon te rendohet, duke mberritur tashme ne gati 16.000 te vdekur qe nga fillimi i revoltes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA