Qipro bëhet vendi më i fundit i Eurozonës që vendos të kërkojë ndihmë financiare nga partnerët e Bashkimit Europian. Zyrtarët qipriotë njoftuan autoritetet europiane se kanë ndërmend të aplikojnë për dorëzani, duke u kthyer kështu në të pestin vend anëtar që e hedh një hap të tillë.
Qipros i nevojiten parate per t’i ardhur ne ndihme bankave te saj te ekspozuara rrezikshem ndaj problemeve te ekonomise greke. Lajmi vjen vetem nje dite pas riperteritjes se nervozimit mbi situaten e monedhes se perbashket. Aksione ne Itali, Spanje e Greqi rane ndjeshem mes shqetesimeve se samiti i BE-se te enjten nuk do te arrije te prodhoje nje marreveshje shpetimtare per euron.
Ne sfondin e kesaj droje, kryeministri spanjoll Mariano Rahoi kerkoi qe takimi i nivelit te larte te Davarise cdo dyshim qe rendon mbi monedhen e perbashket. indekset e Spanjes dhe Italise qe te dy u mbyllen me nje renie prej 4%.
Ndikim pati edhe nje raport i agjensise se lajmeve Reuters sipas te cilit Moody`s po pergatitet te zhvleresoje bankat spanjolle. Me deklaraten e shkurter te qeverise qipriote, e cila pretendon se ndihma europiane do ta ndihmoje te frenoje rreziqet qe i kanosen ekonomise se vendit, frika e infektimit po perligjet gjithmone e me shume.
Specialistet i pershkruajne problemet e Qipros si rast tipik kontaminimi. Bankat qipriote kane humbur sasi te medha parash ne bonot qeveritare greke, e po keshtu perballen me humbje kolosale me huate e dhena bizneseve te goditura rende nga recesioni ne Greqine fqinje, partneri me i madh tregtar i Qipros.
Mbi pretendimet e saj per dorezani nuk ka te dhena te tjera, por Fitch thote se vendit me nje milione banore, do t’i nevojiten 4 miliarde euro per te mbeshtetur bankat e tij, e barazvlefshme kjo me thuajse nje te katerten e prodhimit te brendshem bruto.
Top Channel