Presidenti rus Vladimir Putin nisi udhetimin e tij të parë në Lindjen e
Mesme, në këto shtatë vitet e fundit. Ndalesa e tij do te jete Izraeli.
Dy vendet kane lidhje te forta kulturore. Ne Izrael jetojne mbi 1 milione emigrante te cilet gjeten strehe ne kete vend pasi u larguan nga ish-Bashkimi Sovjetik.
Por marredheniet politike mes tyre kane mbetur shpesh ne udhekryq. Ai do te qendrojë një dite ne Izrael ku do te bisedoje me ministrin e Jashtem Avignor Lieberman, njohes shume i mire i gjuhes ruse, presidentin Shimon Peres dhe kryeministrin Benjamin Netanjahu.
Të martën ai do të takohet ne Betlehem me udheheqesin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abaz dhe pas kesaj do të ndaloje në Jordani ku do të takohet me Mbretin Abdullah.Irani do te jete nje nga ceshtjet e nxehta te diskutimit. Putin e ka theksuar disa here se nese Izraelit do ta sulmonte kete vend, kjo do te ishte katastrofike. Por shume izraelite akuzojne Rusine, qe ka ndihmuar ne ndertimin e impianteve berthamore- se po zvarrit vendosjen e me shume sanksioneve kunder Teheranit.
Edhe Siria do te jete nje nga temat e diskutimit. Deri tani udheheqja izraelite ka shmangur komentet per konfliktin ne kete vend. Ne vitin 2005, Putin ishte presidenti i pare rus qe vizitoi Izraelin. Ai ndaloi edhe ne Bregun Perendimor dhe Egjipt.Presidenti rus, Vladimir Putin u kthye në krye të Kremlinit me kryefjale politiken e jashtme, kater vjet pasi mbajti postin e kryeministrit.
Top Channel