Sharon Stone luan me të dashurin në plazh

30/05/2012 16:10

Sharon Stone ka kaluar disa momente të këndshme në plazh së bashku me të dashurin e saj argjentinas shumë më të ri se vetja.

54-vjeçarja në fillim mori një masazh nga 27-vjeçari Martin Mica e më pas një leksion gjimnastike para se të shtriheshin në rërë të përqafuar.

Kjo ishte një mënyrë e mirë për tu relaksuar pas lajmit se Sharon Stone është paditur nga një grua që thotë se ka qenë kujdestarja e saj, me pretendimin se është ofenduar nga aktorja e famshme për prejardhjen etnike dhe besimin fetar të saj.

Madje, ish-kujdestarja shkon edhe më tej kur thotë se është pushuar padrejtësisht nga detyra, pasi ka kërkuar të paguhet për punën jashtë orarit.


Erlinda T. Elemen deklaron se ajo filloi të punonte për Stone në vitin 2006 dhe u caktua si kujdestarja kryesore e tre fëmijëve të aktores në shtator të vitit 2008.

Në padinë e saj, Elemen thotë se shpesh herë përqeshej për prejardhjen e saj filipinase dhe se vazhdimisht i kërkohej që të mos u fliste fëmijëve, pasi Stone nuk donte që ata të merrnin theksin e saj.

Gjithashtu, thotë Elemen, ndaj saj bëheshin komente përçmuese për ushqimin filipinas dhe batuta të tipit “të jesh filipinas është barazim me të jesh budalla”.

Avokati i ish-kujdestares, Solomon Gresen, deklaroi se shpreson që padia të tërheqë vëmendjen përsa i përket çështjes së pagesës jashtë orarit për punët shtëpiake, ndërkohë që avokatët e Stone nuk kanë bërë ende një koment.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA