Akuza në gjyqin ndaj ish-komandantit serb në Bosnje, Ratko Mlladiç, do të thërrasë mbi 400 dëshmitarë në proces, u konfirmua në publikimin e listës ditën e martë.

Mbi gjeneralin Mlladiç rëndojnë 11 akuza për krime kundër njerëzimit, gjatë periudhës së luftës së viteve 1992-95.

Midis dëshmitarëve përfshihen edhe të mbijetuar, gazetarë dhe personel i forcave të huaja paqeruajtëse.

Mbi të gjitha, me interes pritet dëshmia e disa dhjetëra boshnjakëve, që kanë patur fatkeqësinë të përjetojnë direkt kushtet e kampeve serbe të vdekjes dhe operacionet e spastrimeve etnike.

Një tjetër dëshmi me interes pritet të jetë edhe ajo e udhëheqësit të batalionit të paqeruajtësve holandeze në qytetin e Srbrenicës, e Eelco Kosterit, i cili indirekt lehtësoi masakrën e Srebrenicës, ku mbi 7 mijë muslimanë u ekzekutuan me armë automatike nga trupat paraushtarake serbe.

Ratko Mlladiç, që së bashku me Radovan Karaxhiç ishin “levat” kryesore që mundësuan genocidin dhe spastrimin etnik të orkestruar nga Millosheviçi në Beograd, përballet me mundësinë e burgimit të përjetshëm, nëse do të shpallet fajtor nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA