01:25 Select
03:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Prizren, promovohet abetarja e përbashkët
17/05/2012

Promovohet në Prizren abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Në ceremoni ishin të pranishëm krerë të qeverive të dy vendeve, ministrat e arsimit, hartuesit e abetares dhe dhjetëra qytetarë.

Kryeministri Sali Berisha e cilësoi abetaren e përbashkët si kryevepër të dijes që i dhurohet kombit shqiptar.

"Jam shumë i lumtur për hartimin e këtij libri. Rruga e dijes është rruga e dritës, për të cilën kanë shumë nevojë shqiptarët", tha Berisha, duke shtuar se abetarja mbart ëndrrat, sakrificat dhe idealin e bashkimit të shqiptarëve.

Ndërsa Thaci e konsideroi këtë si ditë historikë për kombin shqiptar, ndërsa është një shprehje e ndergjegjes dhe emancipimit.
Shume mire. Abetarja e perbashket.Po fare pak nga ana e shtetit shqiptar ne drejtim te nje sistemi arsimor unik ne kaq vite liri per Kosoven

Edi Rama
Reagimi ne Twitter

Abetarja, Maqedonia jashtë


Maqedonia nuk është përfshirë në projektin për unifikimin e abetares mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo, sipas Partisë Demokratike Shqiptare ndodh për faj të Ministrisë së Arsimit në Shkup. Deputeti i PDSH-së, Zijadin Sela tha se ky dikaster që ka edhe një zv/ministër shqiptar, po tenton t’i shkëpusë nga trungu nxënësit shqiptarë të Maqedonisë.

“Maqedonia ngelet jashtë abetares së unifikuar shqiptare jo tani, por prej vitit 2009, kur abetares në Maqedoni, me vendim të Ministrisë së Arsimit, ku pjesë e atij vendimi është e BDI, në Maqedoni nuk i thonë më abetare, por libër leximi. Është një tendencë që të shkëputen nga trungu shqiptarët e Maqedonisë. Tendenca është e qartë dikush dëshiron t’iu lajë trurin nxënësve shqiptarë, por kjo s’ka për të ndodhur”, deklaroi deputeti i PDSH-së, Zijadin Sela.

Përfaqësuesit e partisë shqiptare në pushtet BDI, përgëzuan zyrtarët e Ministrisë së Arsimit në Shqipëri dhe Kosovë për të këtë projekt me rëndësi të madhe. Deputeti i BDI-së, Xhavat Ademi tha se edhe nxënësit shqiptarë të Maqedonisë duhet të mësojnë nga abetarja e unifikuar.

”Do të kishte qenë e palogjikshme dhe absurde që edhe Maqedonia, respektivisht nxënësit shqiptarë në këtë vend, të mos mësojnë nga abetarja e unifikuar. Nuk i kuptoj vonesat dhe hezitimet eventuale nëse ka Ministria e Arsimit të Maqedonisë nga një projekt i cili vetëm ofron, afirmon dhe unifikon”, u shpreh Ademi.

Mbetja e Maqedonisë jashtë këtij projekti është kritikuar edhe nga intelektualët dhe autorët shqiptarë nga Shkupi, të cilët vlerësojnë se një gjë e tillë ndodh për shkak të mungesës së dijes dhe iniciative të politikës shqiptare në Maqedoni.
/ Top Channel
Arsimi

Matura shtetërore
Berisha: Shkollat duhet t'u japin vlerë diplomave
Formulari A1, aplikimi deri më 31 mars




Facebook


Më shumë nga socialja
Nëna i kërkon falje fëmijëve nga burgu
Enkelejda Topi është një zonjë 38-vjeçare e cila vuan dënimin në burgun  e grave 325.
Në tokën e errësirës
Të jetosh mes vështirësive, herë pa rruge, herë pa ujë, here mes problemeve ekonomike, duket se në disa zona është kthyer në një realitet me të cilin banorët ndeshen çdo ditë.
Fëmijët që punojnë në miniera
Plot 200 fëmijë të moshës 5 deri në 11 vjeç, janë punëtorë në miniera dhe kantiere ndërtimi. Kjo ushtri fëmijësh punon dhe gërmon çdo ditë në miniera, për t’i bërë ballë urisë së përditshme, duke rrezikuar çdo ditë edhe jetën.
Operacioni i tiroideve i dëmton zërin
Statistikat tregojnë se në SHBA, gabimet mjekësore shkaktojnë nga 44 deri në 98 mijë vdekje në vit. Përcaktimi i tyre ka krijuar shumë debate dhe diskutime, pasi ka shumë gabime, nga ato më të të voglat e deri tek më të rëndat.
Gabimi mjekësor: Kimioterapi për një infeksion
Një 21-vjeçare nga Vlora u diagnostikua para 4 vitesh me një tumor të pashërueshëm. Të dëshpëruar, familjarët vendosën që të lejonin trajtimin e saj me kimioterapi dhe mjekime të fuqishme, për t’i zgjatur jetën me disa muaj.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.