Big Brother, eliminohet Lorena

08/04/2012 08:40

Ka përfunduar aventura e Lorenës brenda shtëpise më të famshme në Shqipëri. Me shumicë votash, publiku ka vendosur largimin e saj gjatë spektaklit të së shtunes, një mbrëmje e mbushur me debate ndërmjet banorëve.

”E respektoj vendimin e publikut, që i gjykon gjithmonë gjërat drejtë. Ndoshta atje brenda i shohim gjërat ndryshe. Unë besoj se kam qenë shumë unë atje brenda, mbase shumë e qetë për lojën dhe mbase të tjerët po luajnë më mirë, ndonëse unë nuk bëra lojë dhe jam shumë e kënaqur që isha pjesë e këtij spektakli. Eksperienca në “Big Brother”? Ishte e paparë. Provova emocione që nuk mund të provohen askund tjetër”, deklaroi Lorena menjëherë pas largimit të saj.

Ermali, Erioni dhe Genta jane të vetmit banorë qe nuk kanë qenë të nominuar më pare. Por, këtë javë, gjërat kanë ndryshuar… Me një lëvizje surprizë, “Big Brother” i kërkoi të gjithë banorëve të tjerë që të zgjidhnin njërin prej të treve publikisht, për ta dërguar menjëherë në televotim dhe i përzgjedhuri i banorëve ishte në shumicë Erioni. Në kandidim, atij do t’i bashkohet Edgari, Arbri dhe Meti.

Françeska, me banoren më të re të shtëpisë, Gertën, kanë patur një debat gjatë spektaklit të së shtunës, por edhe Edgari me Liamin kanë patur një konflikt gjatë javës.

Arsyeja kryesore ka qenë gjykimi i Edgarit mbi origjinen e Liamit. Klipi i grindjes ka sjelle diskutime te zjarrta në shtëpi.

Prova e javës e fituar, i ndau banorët në dy grupe, përballë njeri-tjetrit, në monopoli, por edhe në futboll.

Ndërkaq, Françeska është surprizuar nga vëllai i madh me një klip të prindërve dhe motrës së saj, e me pas me një kalendar.

Këtë javë, “Big Brother” vendosi t’i bëjë një surprizë edhe Liamit, duke i sjellë nga Gjermania të dashurën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA