Mbi bazën e zbatimit të marrëveshjes së lirë mes Kosoves dhe Serbisë zëvendës/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri tha se po merret personalisht me arrestimet politike të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës.
Pa folur për emra konkretë, Tahiri tha nëpërmjet telefonit se ka adresuar në zyrën e ndërmjetësuesit të dialogut Robert Kuper shqetësimet e saj lidhur me këtë cështje bashkë me kërkesën për lirimin e tyre.
Rezultatet sipas saj janë parë në lirimin e dy pjestarëve të policisë. Por e pyetur për rastin e kryesindikalistit Hasan Abazit të cilit po i bëhen dhjetë ditë në burgun e Vranjës, Tahiri tha se ka adresuar të gjitha cështjet e arrestimeve.
Kryetari i Sindikatave Industriale të Kosovës, Hasan Abazi u arrestua 10 ditë më parë në kufirin Kosovë -Serbi si i dyshuar për spiunimin e të dhënave në vitin 1999 për NATO-n. Ai po vuan dënimin e dhënë nga gjykata e Vrajës prej 30 ditë paraburgim.
Sipas burimeve, mbrojtja e z. Abazi ka kërkuar rishqyrtimin e këtij vendimi, por gjykata nuk ka kthyer ende përgjigje.
Top Channel