Vlorë, bllokohet drogë në port

03/04/2012 00:00

Një sasi droge prej 6.3 kilogram hashash është bllokuar në Portin e Vlorës.

Burime të policisë bëjnë të ditur se gjatë kontrollit të automjeteve që po imbarkoheshin në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi, në një autobus janë gjetur 6 pako të mbështjella  me natriban brenda të cilave kishte lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Policia po punon për zbardhjen e  mëtejshme të ngjarjes dhe kapjen e poseduesit të lëndës narkotike.

Top Channel