Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë dha masën e arrestit me burg deri në
momentin e ekstradimit në Itali, për 29- vjeçarin Ali Islamaj.
Ai u shoqerua sot per masen e sigurise nga blute e Vlores dhe nga forcat speciale të FNSH-së. Sipas burimeve pranë kësaj gjykate, 29-vjeçari u mbrojt nga avokati i tij Delo Meçani, i cili në këtë seancë ka qenë vetëm vëzhges pasi prokurorja e çështjes Vojsava Starova ka lexuar akuzat tij.
Më pas gjyqtarja e cëshjes Vjola Canaj ka lënë masën e arrestin në burg deri në ekstradimin e tij në shtetin fqinj, ku dhe akuzohet për një seri vjedhjesh, grabitjesh si dhe po hetohet per vrasje. Ali Islamaj kishte ndryshuar identitet dhe njihej si Altin Hoxha. Mbi te riun nga Drashovica, Gjykata Penale e Romës ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar pasi dyshohet se në bashkëpunim me 8 persona shqiptarë të arrestuar nga policia italiane që para nje viti, ka kryer më shumë se 50 “Grabitje me dhunë” të vilave luksose në qytet të ndryshme të Italisë.
Ai u arratis ne Janar te ketij viti nga burgu i sigurisë së lartë ”Regina Celi” Romë, ku ndodhej në masë sigurie dhe hetohej për disa vepra penale të kryera në shtetin italian, deri dhe në dyshime për vrasje ku vazhdojne hetimet nga 4 Prokurori të ndryshme italiane.
Top Channel