Policia ka shoqëruar të paktën 15 persona gjatë gjithë mbrëmjes së të
martës, si të dyshuar për vrasjen e arkëtares dhe plagosjen e rojes së
sigurisë së bankës.
Te gjithe te shoqeruarit vinin nga lista e kontigjenteve kriminale te dyshuar te perhershem ne vjedhjet me dhune. Grupi hetimor i ngritur per zbardhjen e ngjarjes ka perzgjedhur te shoqeruarit, duke ju pershtatur edhe te dhenave fizike te autoreve te ngjarjes.
“Nga zhvillimi deritanishëm i hetimeve dhe ekzaminimi kriminalsitik balistik i gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes, rezulton se arma e përdorur në ngjarjen e djeshme është përdorur edhe në vjedhjen me armë të argjendarisë me pasojë vdekjen e pronarit, shtetasit Rrapo Sinani, ngjarje e ndodhur në Tiranë më 21 tetor 2011. Aktualisht të gjitha strukturat e policsë së kryeqytetit po punojnë maksimalisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes”, tha Alma Katragjini, Zëdhënse e Policisë, qarku Tiranë.
Nderkohe, seria e grabitjeve ka hapur diskutimin për sigurine e bankave. Ekspertet thone se megjithe ligjin e rrepte, menyra se si ruhen bankat nuk mund te perballojne sulme te armatosura.
“Kjo i përket politikës së brendshme të bankave, por unë nuk e shikoj te bankat, sepse me një roje të paarmatosur, një bankë nuk mund të bëjë shumë. Banka mund të përsosë sistemin e vet teknologjik por kundër armëve të zjarrit, ose një njeriu në gjendje të dëshpëruar për para ose në gjendje të rënduar teknologjike, ai nuk është më njeri, por kthehet në armë potenciale njerëzore. Banka është edhe një aktor biznesi, ndaj është detyrë primare e shtetit dhe e policisë që të marrë masat për mbikëqyrjen e këtyre pikave”, thotë ish-drejtuesi i policisë, Shkëlzen Rexhepi.
Sipas Rexhepit, faji i policisë rëndohet akoma edhe më shumë për shkak se nuk e kontrollon dot territorin.
“Mënyrat e reagimit të policisë lidhen me shumë faktorë, që nga mënyra se si është organizuar policia në terren dhe është e rastit të themi, që ka një mungesë të kontrollit të territorit në mënyrën e duhur nga ana e forcave të policisë. Mënyra se si është organizuar policia në terren le shumë për të dëshiruar”, tha Rexhepi.
Duke bere nje analize te hollesishme te gjendjes kriminale ne vend, eksperti Rexhepi mendon se në çdo strukture policie ne Tirane duhet te kete nje akses ne listat e personave te dyshuar te çdo drejtorie qarqesh, pasi kryeqyeti po perballet me nje vale te grabitesve shetites.
“Po të shohim në Tiranë ka shumë persona që vijnë nga rrethet ose persona të droguar, kryejnë akte kriminale, të ndikuar nga nevoja për përdorimin e lëndës narkotike”, tha Rexhepi.
Top Channel