SHBA e Kinë, “aleatë” kundër Koresë së Veriut

26/03/2012 00:00

Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord që të ndërmarrin masa të përbashkëta për t’iu përgjigjur “provokimit të mundshëm” koreanoverior, nëse plani për të lëshuar një raketë në muajin prill do të realizohet.

Lajmi u publikua të hënën nga zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë. Presidenti Obama dhe homologu i tij kinez, Hu Jintao, u takuan në kryeqytetin koreanojugor, Seul, gjatë një samiti për rrezikun e armëve bërthamore.

Më parë, Peniani ka lajmëruar se do të dërgojë një satelit në hapësirë, të mbartur në një raketë me rreze të gjatë, në njërën nga datat 12-16 prill, për të përkujtuar kështu 100-vjetorin e lindjes së “Liderit të Madh”, Kim Il-sung.

Në komunikatën zyrtare lexohej se Obama dhe Hu janë duke konsideruar me rëndësi të veçantë çështjen koreanoveriore, ndërsa Pekini ndihet “po aq i shqetësuar” sa Uashingtoni rreth ambicieve balistike të fqinjit komunist.

”Kemi një interes të përbashkët me Kinën për të parandaluar përhapjen, përdorimin dhe zhvillimin e armëve të shkatërrimit në masë. Kjo është një sfidë shumë e rëndësishme në botën e sotme dhe në atë të së ardhmes”, citohej presidenti Obama.

Nga ana e saj, Agjensia Zyrtare Kineze “Xinhua”, publikoi vlerësimin e presidentit Jintao, që argumenton se “çështja koreanoveriore është delikate dhe e ndjeshme, por është në të mirë të rajonit që të vazhdojë të mbretërojë klima e çtensionimit reciprok të muajve të fundit”.

Reagimi i përbashkët amerikano-kinez vjen vetëm disa ditë pasi të dielën Obama kritikoi autoritetet komuniste se nuk po bënin aq sa duhej për të rritur presionin mbi Korenë e Veriut.


Obama apel Koresë së Veriut dhe Iranit

Presidenti amerikan Barak Obama i hodhi dorashkën Koresë së Veriut dhe Iranit. Me deklaratat, se po lufton per nje bote pa arme berthamore, presidenti amerikan i drejtoi te dy ketyre vendeve apele te drejtperdrejta, ndersa u zotua te punoje me Rusine dhe Kinen per reduktimin e metejshem te armatimeve atomike.

“Besoj me force se mund te garantojme sigurine e Shteteve te Bashkuara dhe aleateve tane duke ruajtur te njejten linje te fuqishme ndaj çdo kercenimi e duke vazhduar reduktimin e arsenalit berthamor. Lidereve ne Penian e Teheran u them: keni nje zgjedhje perpara dhe nje vendim per te marre. Penianit i themi te kete kurajon te ndjeke rrugen e paqes e t’i ofroje popullit te tij nje jete me te mire”, tha Obama.

Komentet e shefit te Shtepise e Bardhe erdhen perpara nje samiti ne Seul, qellimi i te cilit eshte reduktimi i rrezikut nga terrorizmi berthamor. Obama theksoi pozicionin unik te Shteteve te Bashkuara ne kerkim te ndryshimit, por shtoi se ne kete situate, nevojitet edhe nje mbeshteteje e forte globale.

“Dua te perforcoj angazhimin e Amerikes per reduktimin e rezervave te ketij lloji, si vendi i vetem ne bote qe ka perdorur arme berthamore. Flas ketu jo vetem si president, por edhe si nje baba, i cili nuk deshiron qe vajzat e tij te rriten ne nje bote te mbushur me kercenime nukleare”, tha Obama.

Perfaqesues te 50 vendeve marrin pjese ne samitin e Seulit. Qe prej kolapsit te bashkimit sovjetik ne 1991-shin, ka ekzistuar frika se materialet berthamore mund te bien ne duart e terroristeve dhe ekstremisteve. Nje droje e tille mori te tjera permasa ne Shtetet e Bashkuara pas sulmeve te 11 shtatorit. Washingtoni dhe aleatet e tij jane te bindur se Al Kaeda po kerkon menyrat per te siguruar materiale per nje bombe berthamore apo radiologjike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA